Shok dhe tmerr për taksapaguesit në Greqi

Bota

Lajme / Bota 342 Shikime

Në Greqi ka nisur greva 48-orëshe

“Shok dhe tmerr për taksapaguesit në Greqi, sepse urdhrat që i kanë marrë për pagesë tani janë dyfish më të larta nga viti i kaluar”, shkruan gazeta “Katimerini”.

Gazeta thekson se kjo ka të bëjë me rritjen e tatimeve, që kanë dalë nga marrëveshja mes qeverisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë në zëvendësim të ndarjes së injeksionit të fundit financiar të vendit.

Të dhënat tregojnë se tatimet mesatarisht janë rritur për 35-40 për qind, ndërsa në disa raste rritja është edhe e dyfishtë.

Kështu për shembull Taksapaguesit me të ardhura vjetore prej rreth 66.000 euro në vitin  2015 dhe 76.000 euro në vitin 2016 tani duhet të paguajnë 21.646 euro, ndërsa vitin e kaluar kjo shumë ka arritur 10.692 euro. Pagesa e tatimeve kryhet me pagesa.

Gazeta “Proto tema” komenton se rritja e tatimeve ka të bëjë me marrëveshjen, të nënshkruar nga qeveria me kreditorët ndërkombëtarë të vendit në kuadër të pakos së tretë shpëtuese të ndihmës financiare.

Ndryshimet e kontraktuara gjatë tatimizimit do të përfshijnë afërsisht 2,5 milionë tatimpagues.

Komentimet