Të lësh mënjanë larjen e dhëmbëve në darkë është një jo e madhe, transmeton NOA. Në darkë ke në gojë një shumicë të konsiderueshme bakteresh që janë grumbulluar aty nga ushqimi i ditës.

Këto baktere krijojnë edhe shtresa njëra pas tjetrës duke sjellë më pas probleme me dhëmbët dhe mishrat. Mbeturinat që krijohen nga ushqimet përmbajnë shumë acid, i cili, siç dihet prish smaltin e dhëmbëve dhe çon deri në prishjen e rrënjëve dhe dëmtime të tjera.

Shoqata Dentare Amerikane rekomandon pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre herëve është para se të flesh.

Larja e dhëmbëve eliminon bakteret dhe pengon shumë rreziqe që vijnë nga grumbullimi i tyre. Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh.

Këtë e ka konfirmuar edhe Dr. Richard Marques, një nga dentistët më të mirë në Britani, i cili tha për “Independent” se çfarë rekomandon ai, kur është fjala për larjen e dhëmbëve.

“Më e mira është që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Duhet të prisni të paktën 30 minuta, pasi të keni ngrënë ushqim për t’i larë dhëmbët, ndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve.

Larja e dhëmbëve para se të shkoni për të fjetur është tepër e rëndësishme, për shkak se ushqimi i mbetur në dhëmbë mund t’i dëmtojë ata gjatë qëndrimit aty tërë natën”, shtoi ai.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here