Kompania Steve Morris Engines me bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur gjatë vitit 2013 se do të sjell makinën që ndryshon formën e automobilizmit.

Pamja e jashtme e Devel Sexteen nuk ka të bëjë me ndonjë veturë që e shohim, ndërsa motori V16, prej nga e ka edhe pjesën e dytë të emrit, thuhet se i prodhon 5,000 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Për katër vjet nuk është dhënë asnjë risi për hipermakinën nga prodhuesi që nuk ka ndonjë popullaritet të madh.

Në Dubai Motor Show që nis gjatë javës që vjen, pritet të prezantohet kjo veturë, madje janë shpërndarë edhe disa imazhe që e tregojnë nga afër.

Vetura pritet që të arrijë shpejtësinë e 500 kilometrave në orë, por njohësit thonë se me tërë këtë fuqi, makina do të ndahej menjëherë në dysh sepse këtë nuk e përballon konstrukti. /Telegrafi/

epa03938249 The interior of the Devel Sixteen, the first supercar built in the UAE, is seen as displayed at the Dubai International Motor Show in Dubai, United Arab Emirates, 06 November 2013. 100,000 motoring enthusiasts and motor trade professionals from all over the globe are displaying their new products at the Dubai International Motor Show between 05 and 09 November 2013. EPA/ALI HAIDER +++(c) dpa – Bildfunk+++

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here