VMRO kërkon tërheqjen e pr/ligjit për shqipen, shumica refuzon

14

VMRO-DPMNE kërkon të tërhiqet propozim-ligji për gjuhën shqipe dhe të kalojë në debat publik. Sipas tyre është shkelur kushtetuta dhe flamuri evropian. VMRO-DPMNE thotë se dygjuhesia nuk është kërkuar si kusht i BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për tërheqjen e këtij propozim-ligji nga rendi i ditës, nuk mori përkrahjen e deputetëve të shumicës. Kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi, dha gjysmë orë pauzë për shkak se deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan të drejtën e tyre për procedurale./tv21

Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.