Vdesin 160 foshnja të sapolindura brenda muajit, policia nis hetimet

44

Policia indiane po heton vdekjen e dhjetëra të sapolindurve në një spital në shtetin e Uttar Pradesh. Në gusht, të paktën 160 të mitur vdiqën në një spital.
Dyzet e nëntë nga fëmijët vdiqën në spitalin Ram Manohar Lohia brenda një muaji. Te sapolindurit thuhet se kanë vdekur nga “asfiksia perinatale”.
Gjendja shkaktohet nga nivelet e ulëta të oksigjenit gjatë lindjes.
Në hetimin më të fundit, një raport i qeverisë fajësoi stafin mjekësor për 30 vdekje, duke nxitur nisjen e një hetimi policor.
30 foshnjat në fjalë humbën jetën nga një mungesë e dukshme e oksigjenit ndërkohë që ishin në kujdesin intensiv në spitalin Ram Manohar Lohia.
Të gjitha vdekjet ndodhën midis 21 korrikut dhe 20 gushtit./Tetova1/