TRAJÇEVSKI: FINANCIMI I ASHMAA-së NGA BUXHETI DO TA PRISHË PAVARËSINË E SAJ

102

Drejtori i Agjencisë për Shërbime mediale audio dhe audiovizuele, Zoran Trajçevski konsideron se me heqjen e taksës radiodifuzive dhe financimin e Agjencisë nga ana e Buxhetit do të prishet pavarësia e këtij institucioni.

“Heqja e taksës radiodifuzive dhe financimi nga Buxheti do të thotë prishje totale e pavarësisë së institucionit dhe vendosje nën mbështetjen e Qeverisë. Nëse do të ekzistonte një praktikë e tillë do të ishte zbatuar edhe në vendet tjera evropiane. Ky është akt populist me të cilin dëshirojnë të realizohen premtimet parazgjedhore, për fat të keq edhe të opozitës edhe të pozitës, duke mos bërë llogari me këtë rast se shkatërrohet funksionimi i Agjencisë, e cila në 20 vitet paraprake, për shkak të pavarësisë financiare, ka mundur ta luajë rolin në shoqëri”, deklaroi sot Trajçevski.

Reklama

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me përgatitjen e ligjit të ri për mediat, Trajçevski tha se qëndrimi i tij personal është se bëhet fjalë për një tekst të ligjit i cili është në kundërshtim me direktivat evropiane.

“Në përpunimin e ligjit, ne nuk jemi të përfshirë dhe mendoj se bëhet fjalë për version punues i cili po përpunohet. Është logjike të ketë debat publik dhe të jenë të përfshirë të gjithë subjektet të cilët janë të prekur nga ligji”, tha Trajçevski në deklaratën për mediat para konferencës së sotme rajonale për mediat./TV21/

Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.