Sot gjyqi për ‘Magyar Telekom’ , Ahmeti – Xhaferri përballë Ish-agjentit maqedonas

15

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet ta vazhdojë gjykimin për padinë për shpifje dhe
ofendim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit, kundër Sllobodan Bogoevskit
për dëshmitë e tij para Gjykatës së Qarkut në New York për rastin “Magyar Telekom”.
Në seancat e kaluara është dëgjuar noteri para të cilit Sllobodan Bogoevski ka dhënë
dëshminë. Noteri është thirrur në besueshmëri dhe fshehje të të dhënave të cilat janë
dhënë gjatë dëshmisë, në pajtim me kodeksin etik të noterëve. Deri në seancën e sotme
gjykata është dashur t’i dëgjojë tezat e mbrojtjes dhe paditësve, përcjell Telegrafi
Maqedoni.
Në këtë rast Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e padisim për shpifje dhe ofendim Sllobodan
Bogoevskin dhe kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milionë denarëve.
Sllobodan Bogoevski para gjykatës në New York deklaroi se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe
Vllado Buçkovski, i cili në atë kohë ishte kryeministër, nga drejtorët e atëhershëm të
“Magyar Telekom” kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë euro që të sigurojnë se në tregun e
Maqedonisë nuk do të futet operator tjetër telefonik./Tetova1/