NJË PERSON ËSHTË GJETUR I VDEKUR NË NJË DHOMË HOTELI

61

Trupi i një burri të vdekur, dje pasdite është gjetur në një prej dhomave të një hoteli pranë magjistrales në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë.

Nga MPB-ja informojnë se i vdekuri A.F (55) banorë i fshatit Odër, i cili paraprakisht është paraqitur si mysafir në recepsionin e hotelit. Nga informacionet e para të hetimit, vdekjen e ka konstatuar një ekip i ndihmës urgjente mjekësore i cili është thirrur. Në trupin e të vdekurit nuk ka pasur shenja dhune dhe me siguri bëhet fjalë për pasojë nga problemet shëndetësore.

Reklama

Pas paraqitjes, ekipi mjekësor ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa rastin e ka ndërmarrë prokuroi publik. Trupi i të vdekurit që mbrëmë është dhënë në autopsi pas çka do të dihen shkaqet të cilat kanë sjellë deri te ngjarja tragjike. /TV21/

Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.