Mos u mashtroni nëse dikush ju thotë se ju dërgon në Gjermani: Kjo mund t’ju ndodhë

139

Brenda pak kohësh një tjetër rast i mashtrimit me dokumenta gjermane është shënuar në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se ditën e kaluar është arrestuar një shtetas i Kosovës me dyshimin se ka mashtruar qytetarët për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani, shkruan albeu.com.

Reklama

“Prishtinë, më 04.09.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma të konsiderueshme të parave për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani. Si viktima janë identifikuar dy meshkuj dhe dy femra K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në komunikatën e Policisë të Kosovës.

Ndërkaq para pak kohësh një rast i ngjashëm është shënuar në Komunën e Prizrenit

Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.