Milloshovski: BDI ju ka marrë para shqiptarëve për punësime dhe për të drejtat e tyre

48

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka akuzuat funksionarët e BDI-së për krim dhe korrupsion. Në fokus ai ka patur drejtuesit lokal dhe kryetarët e komunave të kësaj partie.

“Nuk jam unë fajtor që BDI nuk ka arritur të bëjë një punësim të shqiptarëve pa ju marrë para. Xhevat Ademi shqetësohet për shqiptarët aq sa Teuta Arifi shqetësohet për deponinë në Tetovë, aq sa Ramiz Merko dhe Ziadin Sela shqetësohen për helmimin e shqiptarëve dhe maqedonasve në Strugë. Nuk është fajtor Antonio Milloshovski që në Çair për një dokument shqiptarëve ju kërkohet para. Nuk është Milloshovski fajtor për korrupsionin dhe krimin në Komunën e Çairit, Tetovës dhe komunat e tjera. Dhe pikërisht për këtë shkak, shqiptarët në zgjedhjet e fundit jua përgjysmuan votat, për shkak të korupsionit dhe krimit të funksionarëve tuaj”, tha Milloshovski duke akuzuar se BDI për të gjitha dështimet dhe korrupsionin e vet fajin ja ka hedhur VMRO-DPMNE-së, raporton SHENJA.

Reklama

Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.