Merkel kërkon sanksione urgjente ndaj Koresë Veriore

25

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi sot se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në fundjavë rreth vendosjes së sanksioneve shtesë ndaj Koresë Veriore për shkak të programit të saj të armëve bërthamore. Ajo ka theksuar se sanksionet nevojiten urgjentisht.

“Testet bërthamore të Koresë Veriore janë shkelje flagrante e të gjitha ligjeve ndërkombëtare”, ka thënë Merkel në Bundestag.

Reklama

Po ashtu, Merkel e ka ripërsëritur se ekziston vetëm një zgjidhje për krizës e Koresë Veriore, ajo diplomatike dhe paqësore.

“E them qartë dhe në emër të të gjithë qeverisë: ekziston vetëm një zgjidhje paqësore dhe diplomatike”, ka thënë ajo./tetova1/