Klasat bosh, 48 nxënës në 7 paralele

18

Vitin e ri shkollor e nisën këta pak nxënës që kanë mbetur. Në shkollën e mesme ekonomike “Pero Nakov” në objektin e disperzuar në periferi të Kumanovës, paralelet në gjuhën shqipe kanë mbetur pothuajse të zbrazëta.

Këtë shtator, sipas drejtorisë, në vitin e parë janë regjistruar vetëm 48 nxënës, kurse të hapura janë 7 paralele. Kjo mungesë po vërehet si në klasa ashtu edhe në oborr të shkollës.

Reklama

“Kemi mungesë të orëve për profesorët kështu që është problem. Duhet të vendoset edhe gjimnazi këtu që të ketë më shumë nxënës, ose me sjellë drejtime më të reja. Mungesa e nxënësve se shumë larg po e kemi shkollën, ndërsa gjimnazi është pikërisht në qytet, arsyeja është kjo”, tha Besnik Mustafa, Nxënës.

Zëvendësdrejtori Elham Ademi, përgjegjës për paralelet shqipe në shkollën e mesme ekonomike “Pero Nakov”, thotë se mungesa e nxënësve do të detyroj heqjen nga puna e disa profesorëve dhe mbylljen e paraleleve, shkruan TV21.

“Mungesa e nxënësve është tragjedi, duke u bazuar tek kuadri profesional, që është mjaft i përgatitur, por fatkeqësisht në këtë shkollë nuk bëhen investime hiç. Dy punëtorë këtë vit largohen nga puna sepse nuk kanë orë andaj nuk mund t’i mbajmë në punë. Dy punëtore tjera që kanë vendime pune, merren me orët tjera që duhet t’i zëvendësojnë”, tha Elham Ademi, Zv.Drejtor i SH.M.E. “Pero Nakov”.

Ministrja e Arsimit Renata Deskoska, thotë se mungesa e nxënëxve po vërehet në të gjithë Maqedoninë. Ajo thotë se ministria do të nis projekte të reja për ndaljen e emigrimit të të rinjëve dhe kthimin e tyre.

“Trendi i rënies së numrit të fëmijëve në të gjithë Maqedoninë është shqetësues. Për fat të keq, vërehet rënia e numrit të nxënësve, të cilët janë regjistruar edhe në shkollat e mesme, edhe pse arsimi i mesëm është i obligueshëm me ligj. Kjo tregon trendin e shpërnguljes së të rinjve nga shteti, që ka paraqitur mungesë të nxënësve edhe në arsimin e mesëm”, u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.

Zëvendësdrejtori Ademi, thotë se në këtë shkollë prej 7 vjetësh nuk janë bërë investime. Ndonëse është ulur kriteri i pranimit, klasat po mbeten të zbrazëta nga mos interesimi i nxënësve për tu regjistruar në drejtimet profesionale ekonomike. Ai thotë se shkak për këtë edhe regjistrimi i stërmbushur në gjimnaz.

Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.