Interi i bashkohet garës për shërbimet e Goretzkas

45

Mediat italiane raportojnë se Interi është bashkuar në garën për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar të Schalkes, Leon Goretzka.

Sipas Calciomercato, Interi është alarmuar nga statusi i kontratës në skadim të Goretzkas dhe profili i tij si “një lojtar i ri interesant”.

Reklama

Faqja e internetit shpjegon se mesfushori gjerman ka qenë prej kohësh në listën e objektivave të Nerazzurrëve, duke dështuar me një ofertë verën e kaluar.

Megjithëse ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Schalke, Calciomercato njofton se 22-vjeçari tashmë ka rënë dakord me një marrëveshje për t’u bashkuar me Bayern Munichun.

Juve kishte qenë i lidhur me një transferim të Goretzkas, i cili është i vendosur të largohet nga Blutë Mbretëror në janar ose pasi kontrata e tij të ketë skaduar në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/