HOJT JI: MARRËVESHJA MES MAQEDONISË DHE BULLGARISË E RËNDËSISHME PËR TËRË RAJONIN

13

E përshëndes Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë. Ajo është e rëndësishme për popujt e Republikës së Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin, deklaroi zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji në takimin me zëvendës kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.
Sipas kumtesës së MPJ-së bullgare, të dy biseduan në Slloveni në kuadër të Forumit strategjik në Bled.
“Një nga përfitimet më të mëdha të kësaj marrëveshjeje është se është përpunuar pa ndihmë të huaj, me çka treguam se çështjet i zgjidhim pa ndërmjetesues”, tha Zaharieva.
Ji ka shfaqur shpresë se marrëveshja do të mundësojë atmosferë të shkëlqyeshme, ku Republika e Maqedonisë do t’i përmirësojë marrëdhëniet edhe me fqinjët tjerë.
Zaharieva dhe Ji biseduan edhe për gjendjen aktuale politike në rajon dhe iniciativat e Bullgarisë në politikën e jashtme./Shenja.tv/
Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.