Habiten poetët nga Kosova e Shqipëria: Pas orës letrare, drejtoresha e BDI-së na çoi në qebaptore

113

Në mesin e skandaleve të shumta dhe situatave të pazakonta që janë vërejtur gjatë manifestimeve të organizuara me rastin e hapjes së Sheshit Skënderbeu në Shkup, poetëve nga Shqipëria dhe Kosova u ka bë përshtypje një prej tyre. “Në kuadër të manifestimeve pati edhe një Orë Letrare. Kur më ftuan kisha përshtypje se bëhet fjalë për manifestim serioz, sepse ishte theksuar në ftesë që poezitë të cilat di t’i recitojmë duhet të kenë karakter kombëtar. Mirëpo sapo arrita në Shkup e vërejta që bëhet fjalë për organizim fallso, sikurse ishte fallso mozaiku i stilit komunist me figura kombëtare i vendosur në Sheshin Skënderbeu. Kulmi u arrit kur pas orës letrare drejtoresha Sermine Purrini na dërgoi për darkë në qebaptore. U habitëm ne gjithë që ishim nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Jo që jam snobiste, mirëpo disa gjëra kanë rendin e tyre”, ka deklaruar një poete nga Shqipëria për IMA.

Ajo thotë se pas darkës së dështuar në qebaptore dhe pasi janë përshëndetur me organizatorët, shumica e poetëve që kanë marë pjesë në orën letrare, kanë shkuar te restoranti Tivoli për një darkë konform rastit. /Lajmpress/