Gazetari Maqedonas lëshon “bombë”për rastin e Kumanovës

136

Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski, i cili së fundi u lirua nga burgu ka vazhduar me
informacionet e tij senzacionale lidhur me ngjarjet e viteve të fundit në Maqedoni,
informon INA.
Ai përmes një postimi të shkurtër ka rikujtuar rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës,
duke atakuar ish-shefin e policisë së Kumanovës, duke theksuar se ai duhet të ndalohet
dhe procesohet.

“Për të ditur të vërtetën për Lagjen e Trimave duhet të ndalohet dhe të procesohet shefi i
policisë së Kumanovës në periudhën e 2015. Duhet të pyetet edhe se prej nga gjithë ajo
vilë, me vlerë qindra mijëra euro në vendlindjen e tij, duhet të pyetet se prej nga gjithë
ato armë të sofistikuara dhe kush e mbushi magazinën përplotë me armë në postën
kufitare Goshincë 15 ditë para ngjarjeve të 9 majit në Kumanovë dhe e la të lirë që të
armatoset grupi”, ka shkruar Bozhinovski. Por sipas tij, ai duhet të përgjigjet edhe për
pyetje të tjera.
Këto akuza vijnë në periudhën kur Gjykata pritet të jap vendimin final për 37 të
akuzuarit e rastit të Kumanovës. (INA)

Reklama

Çdo klikim / vizitë e juaj tek reklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju falemenderojm për mirëkuptimin.