Gagliardini: Qëllimi është Liga e Kampionëve

18

Mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini, gjatë një interviste për Sky ka folur për objektivat e klubit në sezonin e ri.

Italiani ka thënë se dëshirojnë të përfundojnë në top katërshe pasi qëllimi është Liga e Kampionëve.

Reklama

“Shpresoj që ky është viti i Interit, ne duhet të mendojmë loje pas loje dhe pastaj shikojmë ku jemi në muajin mars dhe prill”.

“Qëllimi jonë është të arrijmë në Ligën e Kampionëve”.

“Më vjen keq të shikojë Interin jashtë Evropës, i bën keq futbollit italian dhe ne shpresojmë ta kthejmë atje ku e meritojmë”, ka thënë Gagliardini. /Telegrafi/