“Luftën e Tretë Botërore e nis inteligjenca artificiale”

14

Elon Musk paralajmëroi sërish se inteligjenca artificiale mund të jetë kërcënimi më i madh për ekzistencën e njerëzimit, këtë herë duke shtuar se mund të nisë Luftën e Tretë Botërore.
Kjo mundësi duket se rëndon mjaft në mendjen e Musk, pasi shefi i kompanive “Space X”, “Tesla” dhe “Boring” e bëri paralajmërimin e tij në “Twitter” në orën 2:33 të mëngjesit.

Duket se frika e Musk u shtua pas një deklarate të Vladimir Putinit se, inteligjenca artificiale është e ardhmja jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë njerëzimin. Presidenti rus deklaroi se kushdo që bëhet udhëheqës në këtë fushë do të sundojë botën, transmeton Top Channel.

Reklama

Musk, në komentin e tij tha se nuk është i shqetësuar se luftën do ta nisë një udhëheqës njerëzor, por një inteligjencë artificiale tepër e kujdesshme, që mund të vendosë se “të sulmosh i pari është rruga më e mirë drejt fitores”.

Sipas Musk, nëse hapet “kutia e Pandorës” përsa i takon inteligjencës artificiale, do të jetë e zorshme të mbyllet. Miliarderi inovator është prej kohësh një prej zërave më të fuqishëm kundër inteligjencës artificiale dhe së fundmi ishte një prej 100 personave që firmosën një peticion, ku i bëhet thirrje OKB-së të ndalojë armët vdekjeprurëse autonome.

Të tjerë që mbështesin idetë e Musk për rrezikun që sjell inteligjenca artificiale janë emra të njohur në botën e teknologjisë dhe shkencës, si Bill Gates apo Stephen Hawkins. /Lajmi.net/

Çdo klikim / vizitë e juaj tek raklamat do të ndihmoj në mirmbajtjen e faqes, ju faleminderojm për mirëkuptimin.