E rrallë: Gruaja lind në rrugë dhe kthehet në shtëpi me foshnjën në krahë (Video)

67

Ndërsa bënte Pazar në qytetin Guangdong në Kinë, një gruaje i plasën ujërat në mes të rrugës.

Videoja është bërë hit në rrjetet sociale, ku tregojnë gruan e cila lind fëmijën e saj në rrugë. Menjëherë të pranishmit u afruan për t’i dhënë ndihmë gruas, duke i sjellë karrige dhe letra.

Reklama

Gjithashtu menjëherë mbërriti edhe një mjek i cili u kujdes për foshnjën e sapolindur.

Për fat të mirë nuk pati komplikacione lindjeje. Gruaja shihet më pas duke ecur me qeset në njërën dorë dhe foshnjën në dorën tjetër duke shkuar në shtëpi.