20 miliard dollarë të humbura gjatë fundjavës në kriptovaluta, kjo është arsyeja

13

Tregu i kriptovalutave ka pësuar një rënie shumë të madhe gjatë fundjavës.

Vlera e 866 kriptovalutave të monitoruara nga CoinMarketCap.com ka rënë për 11% gjatë fundjavës si pasojë e një vendimi të qeverisë Kineze e cila shpall si ilegale grumbullimin e fondeve përmes ICO-ve (Initial Coin Offering), transmeton Express. ICO është një mënyrë e pakontrolluar e grumbullimit të fondeve për të futur në treg një kriptovalutë të re. Kjo metodë shmang proceset dhe rregulloret rigoroze të futjes në treg. Ky hetim i gjerë do të përfshijë rreth 60 platforma të tilla në treg.

Reklama

Vetëm gjatë muajit Gusht, asetet e kriptovalutave përsuan një rritje prej 80%, ku në disa këmbimore të kriptovalutave Bitcoin arriti rekordin prej 5,000 USD.

Sipas analistëve, rënia e fundit mund të jetë një korrigjim i rritjes së shpejtë të çmimeve gjatë muajit Gusht./Express/